Vendos Apeli, mbetet në fuqi aktakuza ndaj Nagip Krasniqit

Vendos Apeli, mbetet në fuqi aktakuza ndaj Nagip Krasniqit

Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit i cili akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Me këtë vendim është vërtetuar aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i 5 dhjetorit të vitit të kaluar.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me aktvendimin PS.nr.67/24, të datës 05.12.2024, i ka refuzuar si të pabazuara kërkesën për hedhjen të aktakuzës dhe kundërshtimet ndaj provave, të paraqitura nga mbrojtësit e të pandehurit N.K., kundër aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, PPS.nr.40/2023, të datës 19.08.2024, në të cilën i pandehuri i lartcekur akuzohet për veprën penale  keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar në vazhdimësi, nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të KPRK. Gjykata e Apelit, ka vlerësuar aktvendimin e ankimuar sipas pretendimeve ankimore, por edhe sipas detyrës zyrtare në drejtim të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës dhe ka konstatuar se i njëjti nuk është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale apo shkelje tjera të cilat do ta kushtëzonin anulimin e aktvendimit”, është thënë në vendimin e Gjykatës së Apelit.

Share This