Vëllaznimi fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe barazon serinë

Vëllaznimi fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe barazon serinë

Vëllaznimi ka mundur Sigal Prishtinën me rezultatin 90:73 në ndeshjen e dytë të çerekfinales së “play off” në një ndeshje interesante dhe emocionuese që është zhvilluar të shtunën mbrëma në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

Arena ka qenë e mbushur e mbushur plot me tifozë, të cilët kanë dhënë një mbështetje të madhe për ekipin vendas dhe kanë kontribuar në arritjen e fitores.

Ngadhënjimi ka ardhur pas një epërsie prej 21 pikësh që kishte Sigal Prishtina në pjesën e parë të ndeshjes.

Ky triumf ka bërë që serina të barazohet 1:1, pasi Sigal Prishtina kishte fituar ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 71:69. Tashmë, ndeshja e tretë në Prishtinë, e cila do të zhvillohet të enjten, do të jetë vendimtare për avancimin në gjysmëfinale.

Ekipi që arrit të fitojë dy ndeshje kualifikohet për në gjysmëfinale dhe do të ballafaqohet me Trepçën, që mbylli stinorin e rregullt në pozitën e dytë, pas Bashkimit.

Share This