Vedat Muriqi vazhdon me formën e mirë në La Liga, i shënon Gironas

Vedat Muriqi vazhdon me formën e mirë në La Liga, i shënon Gironas

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi është duke vazhduar me formën e shkëlqyer në kampionatin spanjoll.

Qendërsulmuesi shtatgjatë realizoi pas vetëm katër minutave lojë ndaj Gironas.

Pas një 11-metërshi të shkaktuar nga vendasit, Muriqi ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë duke mos i dhënë asnjë shans portierit vendas.

Kësisoj për 29-vjeçarin ky është goli i tretë në La Liga këtë sezon.

Share This