Vedat Muriqi: Të rritur nga lufta, më të fortë se frika
Sulmuesi Vedat Muriq ishte hero i barazimit të Kosovës me Zvicrën.
‘Dardanët’ falë dygolëshit të Muriqit morën një pikë në duel me zviceranët (2-2), mbrëmë në ‘Fadil Vokrri’, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.
Ylli kosovar i Mallorcas, ka reaguar sot në profilin e tij në Twitter me disa foto dhe një përshkrim të bukur.
“Të rritur nga lufta, më të fortë se frika”, shkroi ai, moto kjo e cila i takon tifo grupit të kombëtares së Kosovës, “Dardanëve”.
Kujtojmë se Kosova pas barazimit me Zvicrën, të martën në Bukuresht sfidon Rumaninë, një tjetër duel tejet i rëndësishëm për Kombëtaren tonë në garën për të siguruar një vend që dërgon në ‘Gjermani 2024’.