Vedat Muriqi s’luan ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë
Sulmuesi Vedat Muriqi nuk do të luajë në dy ndeshjet e fundit të Kombëtares së Kosovës në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.
Dardanët më 18 nëntor do të luajnë në Bazel kundër Zvicrës, një tjetër ndeshje e rëndësishme në kuadër të kualfikimeve për Evropianin “Gjermania 2024”, derisa Kombëtarja jonë më 21 nëntor në “Fadil Vokrri” ndaj Bjellorusisë mbyll këtë cikël të garave.
Ylli i Mallorcas, ka pësuar lëndim në ndeshjen Kosova-Izraeli, dhe siç rapotohet, ai do të jetë larg fushës së blertë për më shumë së një muaj.
Pas ekzaminimeve të fundit u zbulua shkalla e lëndimit të sulmuesit shtatlartë, i cili pësoi tërheqje muskulore dhe, sipas medieve spanjolle, Muriqi do të mungojë 4-6 javë.
Sulmuesi kosovar krahas dy ndeshjeve me Kosovën, s’do të jetë në dispozicion as në ndeshjet e ekipit spanjoll kundër Atletico Madridit, Alavesit, Sevillës dhe Cadizit.