Vedat Muriqi kryeson listën, zbuloni 10 lojtarët shqiptar më të paguar

Vedat Muriqi kryeson listën, zbuloni 10 lojtarët shqiptar më të paguar

Lojtarët shqiptar sa vijnë dhe po spikasin më shumë në Evropë. Shumë prej tyre luajnë në 5 ligat kryesore të Evropës, ku mbajnë pozicionet e titullarit.

“Newsport.al” ka përpiluar një listë, kombinuar me pagën bruto të 10 lojtarëve më të paguar shqiptar. 3 prej tyre janë nga përfaqësuesja e Kosovës, ndërsa 7 të tjerët luajnë për Kombëtaren e Shqipërisë.

Çfarë bie tjetër në sy është se gjysma e tyre luajnë në kampionatin italian. Vedat Muriqi, sulmuesi i Mallorcas në Spanjë kryeson këtë listë me një pagë rreth 4.5 milionë euro.

3 mbrojtës që luajnë në Seria A vazhdojnë këtë listë. Bëhet fjalë për Elseid Hysaj, Kumbullën dhe Rrahmani. Mjaft të paguar janë më pas dhe Muçi me Rashicën në Turqi. Të dy lojtarët kanë firmosur për 3 milionë euro në sezon.

Lista e mëposhtme mbyllet me 4 lojtarë të tjerë nga Kombëtarja shqiptare. Bëhet fjalë për Brojën, Ismajlin, Bajramin dhe Strakoshën që kanë nën kontratë më shumë se 1.5 milionë euro.

Lista e 10 lojtarëve shqiptar më të paguar:

Vedat Muriqi – Mallorca €4,580,000

Elseid Hysaj – Lazio €3,700,000

Marash Kumbulla – Roma/Sassuolo €3,330,000

Amir Rrahmani – Napoli €3,210,000

Ernest Muçi – Besiktas €3,000,000

Milot Rashica – Besiktas €3,000,000

Armando Broja – Chelsea/Fulham €2,430,000

Ardian Ismajli – Empoli €1,670,000

Nedim Bajrami – Sassuolo €1,540,000

Thomas Strakosha – Brentford €1,520,000

Share This