Vedat Muriqi, asist në barazimin ndaj Valencias, më i vlerësuari te Mallorca

Vedat Muriqi, asist në barazimin ndaj Valencias, më i vlerësuari te Mallorca

Vedat Muriqi me notën më të lartë mes futbollistëve të Mallorcas për ndeshjen me Valencian, që u zhvillua në Ishull.

Sulmuesi “dardan”, edhe pse nuk arriti të shënonte, dha kontributin e tij, ndonëse në mënyrë të pavullnetshme, te goli i parë i sfidës i shënuar nga  Rodriguez që në minutën e pestë.

“Sofascore” e ka vlerësuar me notën 7.8. Vetëm Pepelu i Valncias ka marrë notë më të lartë se Muriqi: 7.9.

Muriqi, në tentativë për të goditur portën, e devijoi topin aq sa u shndërrua në asist për shokun e skuadrës, që nuk gaboi brenda zonës.

Gjithsesi, në fundin e pjesës së dytë, Lopez i Valencias barazoi rezultatin.

Vedat Muriqi deri në këtë fazë të kampionatit ka shënuar katër gola dhe ka dhënë dy asiste.

Share This