Vdiq në QKUK gruaja që u gjet e shtrirë në tokë në Prishtinë

Vdiq në QKUK gruaja që u gjet e shtrirë në tokë në Prishtinë

Një grua e cila është gjetur e shtrirë në tokë në Prishtinë të hënën, ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi mjekësor që e kanë marrë viktimën për trajtim mjekësor.

“Derisa ka qenë në tretman mjekësor në QKUK e njëjta ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim, raporton rtk.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Policia nuk ka  bërë të ditur për moshën e viktimës. Për rastin janë duke u zhvilluar hetime.

Share This