Vdes tragjikisht një 25-vjeçar në Prizren, i ra një mjet metali në kokë derisa po punonte
Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës vdiq tragjikisht pasditen e sotme gjatë rinovimit të një ndërtese në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, pasi një mjet metali i ra në kokë.
Zëdhënësi i Policisë “Ju informojmë se me datë 23.11.2024, në ora 15:40, në rrugën “Ekrem REXHA ” në Prizren , në një ndërtesë e cili është duke u renovuar, brenda në katin e fundit të saj, derisa një puntor ishte duke punuar nga lartësia bie një profilë metali, I njëjti e godet në kokë puntorin A. G. 25 Vjeçar nga fshati Vragoli, fushë Kosovë dhe për pasoj i njëjti vdesë, vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi Urgjences”, tha ai në një përgjigje me shkrim.
Në vendin e ngjarjes, zëdhënësi i Policisë tha se kanë dalë edhe hetuesit kujdestarë të stacionit dhe Sektori Rajonal i Hetimeve. Për rastin, tha se është informuar edhe inspektori i punës.për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i thase vdekjen e punëtorit e konfirmoi “ekipi i urgjencës.