Vdes reperi amerikan

Vdes reperi amerikan

Rich Homie Quan, një reper amerikan, emri i vërtetë i të cilit është Dequantes Lamar, ka vdekur në moshën 34-vjeçare .

Spitali “Grady Memorial” njoftoi të enjten mjeken e qarkut Fulton se reperi kishte vdekur dhe shkaku nuk dihet ende.

Autopsia është caktuar për sot. Sipas TMZ-së , Rich vdiq në shtëpinë e tij në Atlanta dhe familja e tij është e shkatërruar nga vdekja e tij e papritur.

Thuhet se Quan luftoi me varësinë dhe kishte hyrë në telashe disa herë në të kaluarën për shkak të drogës.

Në vitin 2017, ai u dënua për posedim droge me qëllim shpërndarjeje, por në vitin 2019, padia u pushua për mungesë provash.

Share This