Vdes një person pasi bie nga ndërtesa ku po punonte në Prishtinë

Vdes një person pasi bie nga ndërtesa ku po punonte në Prishtinë

Një punëtor ka vdekur sot pasi që dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë ku po kryhen punime në Lagjen Veternik.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se rreth orës 11:00 është marrë informata se një person, rreth 50 vjeç, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar në një objekt në lagjen Veternik.

“Si pasojë  e lëndimeve,  personi, mashkull (shtetas i huaj), ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes “, tha Ahmeti.

Tutje Ahmeti tha se Policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.

Share This