Vdes në QKUK motoçiklisti që u vetaksidentua në Prishtinë
Policia ka njoftuar se ka vdekur në QKUK një burrë që ishte vetaksidentuar me motoçikletë në Prishtinë, më 7 qershor të këtij viti.
Në raportin e policisë thuhet se ai ishte në tretman mjekësor që nga ajo kohë.
“Prishtinë / 07.06.2024 – 19:50. Me datën e cekur ka ndodhur vetëaksident trafiku me lëndime trupore. Viktima mashkull kosovar, gjersa ishte duke drejtuar motoçikletën, është vetaksidentuar. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe është dërguar në tretman mjekësor. Më 24.06.2024, gjersa ishte në trajtim mjekësor, viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.