Vdes në moshën 33-vjeçare trajneri Illmen Bajra
Lajm i trishtë për sportin kosovar.
Ka vdekur të mërkurën trajneri 33-vjeçar Illmen Bajra, i cili kishte drejtuar disa skuadra kosovare.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar njëri nga klubet në të cilin punoi, KB Prizreni.
“Klubi basketbollistik Proton Cable Prizreni shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bajra dhe gjithë komunitetit të basketbollit. Ikja e hershëm në amshim është një humbje e madhe për ne dhe basketbollin. Trajneri Bajra me sukses drejtoi skuadrën e Bashkimit, ishte pjesë e përfaqësueses njëherit edhe gjysë sezone ishte në stafin e trajnerëve edhe te skuadra jonë. Thellësisht të pikëlluar do e kujtojmë Illmenin si shembull i punës, pozitiviteti e një miku që gjithmonë do jetë në zemrat tona”, ka shkruar KB Prizreni në Facebook.
Ai së fundmi punonte në skuadrën gjermane Bad Homburg si trajner.