Vdes ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kajdanow

Vdes ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kajdanow

Ka ndërruar jetë ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kajdanow.

Lajmin për vdekjen e ambasadores Kajdanow, përmes rrjetit social ‘Facebook’ e ka bërë të ditur Skender Hyseni, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës.

“Paska ndërruar jetë Tina Kaidanow, ish ambasadore e SHBA-ve në Kosovë. Me Tinën kisha bashkëpunim dhe raporte të ngushta zyrtare. Përtej kësaj ishim edhe miq të mirë. Kontributi  dhe angazhimi sistematik i Ambasadorës Tina Kaidanow në përgatitjen e Kosovës për shpalljen e pavarësisë ishte dhe mbetet i pazëvendësueshëm. Tina ishte një diplomate dhe grua e fortë e cila Kosovën dhe popullin e saj e donte me gjithë qenien e saj”, ka shkruar Hyseni.

Ndryshe, presidenti Xhorxh Bush ka emëruar ish-kryetaren e misionit amerikan në Prishtinë, Tina S. Kaidanow, për ambasadore të Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

Kaidanow pati një përvojë të gjatë në ish-Jugosllavi. Përveç Prishtinës, ajo ka shërbyer edhe në ambasadat amerikane në Sarajevë, Shkup dhe Beograd.

Share This