Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ndryshe dëshmitari i 86-të i ZPS-së dje ka nisur të dëshmojë në gjykatë dje pasdite. Ky është një tjetër dëshmitar i mbrojtur me pseudonimin W01129.
Sipas ZPS-së, ky dëshmitar ishte rrëmbyer nga një grup pjesëtarësh të armatosur të UÇK-së afër minierës së Bellaqevcit në Fushë Kosovë në mesin e qershorit 1999 dhe më pas ishte ndaluar në lokacione të ndryshme të zonës. Dëshmitari ka dëshmuar përmes videolidhjes, raporton rtk.