Vazhdojnë reagimet e klubeve kosovare ndaj Baton Haxhiut: Mos e njollosni mundin dhe sakrificën tonë
Klubet kosovare vazhdojnë të reagojnë pas disa deklaratave në studiot televizive e sidomos ajo e gazetarit të njohur Baton Haxhiu, që kritikoi punën e Federatës së Futbollit të Kosovës, madje nënçmoi edhe njerëzit që drejtojnë klubet, duke i cilësuar si të shitur për pak para.
KF Istogu, FC KEK-u dhe KF Mitrovica vijnë me reagime të ashpëra në adresë të atyre që po synojnë të degradojnë futbollin kosovarë.
Ky është reagimi i Istogut:
Kohet e fundit nepër mediat tona po ndegjojmë disa analista dhe gazetar që punën e tyre e bëjnë jashtë Kosovë, duke njollosur mundin dhe sakrificen e klubeve të cilat, më terë forcen dhe mundin e tyre japin mjete financiare për ngritjen e cilësis në futbollin tonë vendor, duke i quajtur vegla e servila. Fjalor të tilla janë nxitje urrejte dhe mosdurim nga individ të caktuar, ku herë kanë qenë gazetar, here politikan e here servila.
Këta llojë gazetaresh te sojit të Baton Haxhiut, që vjell vrer mbi federaten dhe kluben e futbollit kosovar janë të liga dhe dashakeqese, në momentin kur sporti e sidomos futbolli ka marrë hovin dhe zhvillimin, por duke atakuar edhe Ministrin e Sportit dhe vete Presidentin e vendit janë të papranushme.
Ftojmë njerzit të llojit të tillë të mos njollosin punën e madhe dhe të palodhur të Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova dhe klubeve pjesëmarrese që nga Superliga e deri të Liga e tretë e futbollit të Kosovës. Qendoni larg futbollit ashtu siç jeni larg Kosovës tash e sa vite.
Lereni inatet anash dhe duartrokitne punën dhe mundin e klubeve të futbollit dhe vete Federaten e Futbollit të Kosovës!
Me respekt FC Istogu!
Reagimi i FC KEK-ut
Reagim ndaj shkrimit dashakeq të Baton Haxhiut
Klubi futbollistik KEK-u pasi kanë shqyrtuar shkrimin e Baton Haxhiut, i cili për neve është shkrim që i kontribon vetëm dashakeqeve të futbollit të cilët qdo ditë shprasin vnerë kunder gjdo veprimi në futbollin tonë.
KEK-u është një klub me tradit dhe i njëjti është i vetëdijshëm për veprimet e veta dhe ka kuadra të cilat vleresojnë dhe qëndrojnë gjithmonë të vendosur në veprimet e veta të cilat pa asnjë imponim i marrim vetë. Baton Haxhiu për të cilin nuk kemi ndëgjuar asnjë herë për kontributin e tij në futboll, tash doli me ofendime edhe ndaj klubeve e investitorëve të cilët vullnetarisht dhe në vazhdimësi kanë dhënë kontribut për mbarvajtjën e futbollit.
Ne klubi I futbollit KEK-U distancohemi nga ky shkrim dhe qëndrojmë plotësisht dhe të pa lekundur në vendimet tona.