Vavalis para ndeshjes me Malishevën: Drita do të luftojë deri në fund të kampionatit
Trajneri i Dritës, Akis Vavalis ka thënë se skuadra e drejtuar nga ai do të luftojë deri në fund të kampionatit.
Greku ka folur një ditë para ndeshjes me Malishevën në kuadër të Javës së nëntë të Albi Mall Superligës.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Kur e shikoni FC Malishevën duke luajtur ata kanë një ide të lojës sidomos ofanzive dhe kanë shënuar shumë gola. Por, kjo do të varet edhe nga qasja jonë, ndeshjen që do ta zhvillojmë dhe angazhimi ynë. Për mua më e rëndësishme është të fitojmë të marrim pikë, sepse e kemi parë se të gjitha ekipet po luajnë në defanzivë. Por, ne do të mundohemi të jemi çdo ndeshje mirë e më mirë”, ka thënë Vavalis.
“Për ne është e rëndësishme t”i fitojmë ndeshjet tona dhe të luftojmë deri në fund”.