Varane karikon “djajtë” para përballjes ndaj Galatasaray: Ne mund ta fitojmë Champions League

Varane karikon “djajtë” para përballjes ndaj Galatasaray: Ne mund ta fitojmë Champions League

Manchester United vijon të zhgënjejë në Premier League, me skuadrën e teknikut Erik Ten Hag që u mposht 0-1 nga rivalët e Crystal Palace, duke regjistruar kështu humbjen e katërt në 7 javët e para të kampionatit anglez.

Pavarësisht rezultateve, qendërmbrojtësi francez, Raphael Varane tenton të karikojë ambientin e “djajve të duq”, duke theksuar se ai dhe shokët e tij mund të fitojnë Champions League këtë sezon, pavarësisht humbjes së parë ndaj Bayern Munich.

“Champions League është një kompeticion ku diferencën e bëjnë detajet. Ne mund të përmirësohemi, sidomos përpara portës kundërshtare.Duhet të krijojmë shumë për të mbërritur në shënimin e golave, ky është realiteti i klubeve më të mira europiane.

A mund të fitojmë Champions League? Po, unë mendoj se po, sepse skuadra ka cilësinë për të arritur deri në fund. Kemi një skuadër me kualitet dhe mentalitet, por duhet të jemi tepër të kujdesshëm ndaj detajeve të veçanta. Por mund të përballemi me skuadrat më të mira”,- u shpreh francezi.

Share This