Van Gaal pas 19 vjetësh rikthehet te Ajaxi

Van Gaal pas 19 vjetësh rikthehet te Ajaxi

Trajneri i njohur holandez, Louis Van Gaal, është rikthye në krye të ish-klubit të tij, Ajax.

Strategu holandez pas plotë 19 vjetësh rikthehet tek klubi i tij i zemrës.

72-vjeçari, i cili drejtoi Holandën në Botërorin Katar 2022, do të nisë aventurën e tretë me “Harkëtarët”.

Van Gaal kishte drejtuar Ajaxin si trajner (1991-1997), duke fituar Ligën e Kampionëve dhe dhjetë trofe të tjera, mes të cilëve Superkupën e Evropës dhe Kupën Interkontinentale (Botërori për Klube).

Tekniku holandez ka drejtuar edhe klubet e mëdha evropiane si Barcelona, Bayern Munchen dhe Manchester United.

Share This