Van Dijk tremb Liverpool-in: Lamtumira e Klopp është e vështirë

Van Dijk tremb Liverpool-in: Lamtumira e Klopp është e vështirë

Virgil Van Dijk foli për The Telegraph. Mbrojtësi holandez i Liverpool-it ka trajtuar temën e lamtumirës së Jurgen Klopp në fund të sezonit, duke mos përjashtuar mundësinë e largimit të tij.

Holandezi deklaroi: “Është e vështirë të pranohet sepse ai është një menaxher që do të thotë shumë për mua, për ne, për Liverpool-in… Do të thosha për të gjithë Premier Ligën”. Për të ardhmen e tij ai shtoi: “Po sikur të largohem edhe unë? Kjo është një pyetje shumë e mirë… Nuk e di. Klubi do të ketë një punë të madhe për të bërë, të gjithë e dinë këtë. Do të ketë një menaxher që do të zëvendësohet, stafi i tij, menaxhmenti… Jam kurioz të kuptoj se në cilin drejtim do të lëvizë”.

Share This