Van Dijk sulmon ashpër arbitrin: Fakti që iku pa na takuar, tregon shumë!

Van Dijk sulmon ashpër arbitrin: Fakti që iku pa na takuar, tregon shumë!

“Kur një arbitër pas vërshëllimës së fundit mendon se si të largohet sa më shpejt nga fusha do të thotë shumë. Nuk priti që të takonte asnjë nga protagonistët në fushë”.

Virgjil Van Dijk u tregua i ashpër me arbitrin Cvajer në fund të ndeshjes duke treguar se sjlleja e gjermanit në përfundim të saj tregon shumë mbi mbarëvajtjen e gjysmëfinales së luajtur në Dortmund.

“Nuk kishim kohë që të shtrengonim duart pasi iku direkt. Tani është e kotë të flasim pasi ndeshja ka mbaruar dhe ne u eliminuam. Disa vendime në fushë mund të ishin marrë ndryshe, por ai vendosi kështu. Na u ndërpre një ëndërr dhe tani na duhet ta pranojmë”, tha kapiteni i Holandës.

Share This