Van Dijk “shokon” tifozët e Liverpool: Nuk e di cila do të jetë e ardhmja
Vetëm pak ditë më parë, tekniku gjerman, Jurgen Klopp njoftoi largimi në fundin e këtij sezoni, nga “Të Kuqtë” e Liverpool, pas plot 9 vitesh, në “Anfield Road”, mirëpo duket se strategu i pankinës nuk do të jetë i fundit, që do të largohet nga “gjigantët” e Premier League, në fundin e këtij edicioni.
Një deklaratë të përafërt, me atë të teknikut të skuadrës e ka dhëne edhe kapiteni, Virigil van Dijk, me “kollosin” e mbrojtjes, i cili në një intervistë për mediat britanike, fillimisht është fokusuar te largimi i Jurgen Klopp e më tej “shokoi” tifozët, duke mos mohuar faktin që me shumë mundësi në verë mund të largohet edhe ai vetë.
“Është e vështirë të pranohet një lajm i tillë, sepse ai është një trajner që do të thotë shumë për mua, për ne, për klubin… Do të thosha për të gjithë. Nuk e di cila do të jetë e ardhmja. Klubi do të ketë një punë të madhe për të bërë, të gjithë e dimë këtë fakt. Do të ketë një trajner të ri, stafin e tij, një menaxhim që do të duhet të zëvendësohet… dhe unë jam kurioz të kuptoj se në cilin drejtim do të lëvizë.
Sot nuk mund të them asgjë, por është e qartë se do të jetë fundi i epokës së Jurgen Klopp dhe jam shumë i lumtur që jam ende pjesë e saj. Kjo është arsyeja pse nuk më pëlqen të flas për të ardhmen…Ende këtu jam! Do të shohim se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit, shpresoj të arrijmë sukseset që ëndërrojmë dhe të luftojmë për to çdo ditë. Në fund të sezonit ndoshta do të ketë qartësi edhe më të madhe se çfarë dëshiron klubi për të ardhmen”, u shpreh 32-vjeçari i mbrojtjes.