Van Dijk pas barazimit me Man United: Ishim superiorë në të gjitha aspektet

Van Dijk pas barazimit me Man United: Ishim superiorë në të gjitha aspektet

Mbrojtësi i Liverpoolit, Van Dijk mendon se skuadra e tij, në të gjitha aspektet ishte më e mirë se Manchester Unitedi.

Liverpool dhe Man Unitd dje luajtën pa gola në derbin e madh anglez.

Reprezentuesi holandez thotë se Liverpool ishte ekip dominues në duel me “Djajtë e Kuq”.

“Ishte vetëm një ekip që tentonte ta fitonte ndeshjen, por fatkeqësisht nuk ndodhi. Ishim superiorë në të gjitha aspektet”, ka thënë Van Dijk.

Liverpool është e dyta në Premier League me 38 pikë, një më pak se lideri i tabelës, Arsenal.

Share This