
Van Dijk e admiron talentin e Barcelonës
Kapiteni i Liverpool-it, Virgil van Dijk, ka shprehur admirimin e tij për talentin e ri të Barcelonës, Pau Cubarsi.
Dyshja u përballen të enjten në barazimin 2-2 mes Holandës dhe Spanjës në Ligën e Kombeve, ndonëse Cubarsi u detyrua të largohej nga loja në minutat e fundit për shkak të një lëndimi.
“Mendoj se ai është një talent i madh dhe një lojtar i veçantë. Të luash në këtë nivel vetëm 18 vjeç është mbresëlënëse. Ai është unik”, tha Van Dijk.
“Është kënaqësi ta shohësh duke luajtur. Stili i tij nuk është tipik për Barcelonën, sepse Pau Cubarsi pëlqen të japë pasime të gjata dhe është shumë i mirë në to. Kjo është diçka që më pëlqen edhe mua”.
“Sigurisht, ndihem keq për lëndimin e tij, por ai është një talent i shkëlqyer dhe e pret një e ardhme fantastike”, ka pohuar mbrojtësi holandez.