Valverde zbulon: Jam penduar që nuk gjuajta penalltinë kundër City-t
Federico Valverde, mesfushori i Real Madridit, foli në një konferencë për shtyp për të prezantuar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League kundër Bayern.
Gjithashtu ai komentoi dhe refuzimin për të gjuajtur penalltinë në ndeshjen e dytë të çerekfinales kundër Manchester Cityt.
“Jam i lumtur me atë që kam përjetuar këtë vit, po kënaqem duke luajtur shumë minuta si titullar. Të konkurrosh për Real Madridin është gjëja më e mirë që një futbollist mund të përjetojë. Po përfitoj sa më shumë nga gjërat pozitive, momenti që kemi”.
“Çfarë më ka mbetur peng nga ndeshja me City-n? Shkova në shtrat me pendim që nuk godita, veçanërisht në një kohë që jam i mirë në gjuajtjen e penalltive. Por në fund u kualifikuam, më pëlqejnë këto momente, më pëlqen të fitoj. Ishte ajo shija e hidhur, ka raste kur duhet të lini mënjanë egon dhe krenarinë tuaj dhe të pranoni që nuk jeni gati. Në atë kohë isha i lodhur dhe i thashë stafit se nuk isha gati për të gjuajtur. Në të ardhmen do të doja të jem i përgatitur mendërisht që të mos hasem në të njëjtën gjë”.