Valverde: Të gjithë ishim të lodhur pas Man City, është koha të qëndrojmë të bashkuar
Mesfushori i Real Madrid, Federico Valverde, pas fitores pas penalltive ndaj Manchester City-t dhe arritjes në gjysmëfinale të Champions League shprehu të gjithë gëzimin e tij për këtë arritje.
Valverde theksoi se të gjithë ishin të lodhur pas këtij takimi, ndërsa theksoi se tani është koha që të gjithë të jenë të bashkuar.
“Më pëlqeu sepse fituam, padyshim. Jam shumë i lumtur për Lunin, ai ishte vendimtar. Pas golit ne u mbrojtëm me krenari dhe vendosmëri. Në fund të gjithë ishim shumë të lodhur, por të vetëdijshëm se kishim bërë një punë fantastike. Gjysmëfinalet do të jenë spektakolare. Është koha për të qëndruar të bashkuar me tifozët, nëse të gjithë shkojmë në të njëjtin drejtim do ia arrijmë qëllimit”, deklaroi ai.