Valmir Veliu ribashkohet me Llapin
Valmir Veliu ka vendosur ta veshë prapë fanellën e Llapit. Njoftimi ka ardhur nga klubi i Podujevës.
Veliu në vitin 2022 i ishte bashkuar skuadrës turke, Gaziantep, me të cilën ka luajtur tetëmbëdhjetë ndeshje duke shënuar një gol.
“Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë se sulmuesi këmbëshpejtë, Valmir Veliu është rikthyer sërish tek Llapi.
Pas disa bisedimeve të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella dhe lojtarit është arritur marrëveshja që këtë edicion Veliu t’i mbroj ngjyrat bardhekaltër.
Rikthimi i Veliut tek klubi ynë është një forcë shtesë për arritjen e objektivave të klubit”, ka njoftuar skuadra llapjane.
“Klubi i ka përfunduar gjitha procedurat e transferimit dhe Veliu do të jetë i gatshëm të paraqitet nga ndeshja e së dielës ndaj Lirisë”.