Valencia “shkatërron” Atleticon, feston edhe Athletic Bilbao

Valencia “shkatërron” Atleticon, feston edhe Athletic Bilbao

Festojnë Valencia dhe Athletic Bilbao në La Liga, falë sukseseve 3-0 në fushën e tyre.

Valencia shkatërroi Atletico Madrid në “Mestalla”, duke siguruar tri pikë të arta për vazhdimësinë e kampionatit.

Djemtë e Ruben Baraja përfituan në maksimum nga forma e dobët e mbrojtjes së Atleticos. Hugo Duro realizoi një dygolësh, teksa triumfi me “tris” u kompletua nga Javi Guerra.

Kjo ishte fitorja e tretë sezonale për Valencian dhe humbja e parë për skuadrën e Diego Simeones. Bilbao vuajti në pjesën e parë ndaj Cadizit, por në 45 minutat e dyta shënoi 3 gola.

Gorka Guruzeta, Asier Villalibre dhe Inaki Williams çuan në festë tifozët e pranishëm në “San Mames” me golat e tyre. Dhe ndihmuan Bilbaon të ngjitet përkohësisht në vendin e dytë.

Share This