Valë ekstreme e nxehtësisë në Evropë, temperaturat arrijnë në 40 gradë

Valë ekstreme e nxehtësisë në Evropë, temperaturat arrijnë në 40 gradë

Vala ekstreme e nxehtësisë ka bërë që temperaturat në pjesë të Evropës qendrore dhe jugore të arrijnë deri në 40 gradë celsius në disa vende.

Meteorologët kanë parashikuar se temperaturat e larta do të zgjasin deri në fund të korrikut.

Kontinenti Evrope po përballet me alarme për motin, zjarre në pyje dhe shkrirje të trotuareve në disa qytete.

Nga Italia në Rumani, autoritetet paralajmëruan njerëzit që të jenë të kujdesshëm, të ngasin me kujdes nëse shkojnë me pushime, të pinë shumë ujë dhe të shmangin daljen gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Si pasoje e nxehtësisë ekstreme, zjarret kane përfshire pjese te Greqisë dhe ministria e mbrojtjes civile ka paralajmëruar për një rrezik shumë të lartë të premten dhe të shtunën. Zyrtarët e kanë përshkruar këtë verë si më të rrezikshmen në 20 vitet e fundit për zjarret, pas një dimri dhe pranvere jashtëzakonisht pa shi që kanë lënë të thatë bimësinë dhe pyjet.

Autoritetet italiane shpallën alarm të kuq moti në shtatë qytete të enjten, kryesisht në pjesët qendrore të vendit, por edhe kryeqytetin Romë dhe Trieste në veri-lindje. Kushtet e nxehtësisë përkeqësohen nga lagështia dhe mund të prekin njerëzit e shëndetshëm si dhe ata me probleme shëndetësore, paralajmëruan autoritetet.

Paralajmërime të ngjashme u lëshuan në Kroaci dhe më tej në lindje dhe jug Meteorologët thanë se temperaturat ishin edhe më të larta se ato të raportuara zyrtarisht në qytetet e mëdha, ku betoni rrezaton nxehtësinë mbi tokë dhe asfalti zbutet nën këmbët e këmbësoreve.

Në kryeqytetin e Çekisë, Pragë, ku temperaturat arritën në 34 gradë Celsius të mërkurën kopshti zoologjik i qytetit dërgoi dhjetë tonë akull për të ofruar lehtësimin e nevojshëm për kafshët.

Në kryeqytetin rumun Bukuresht, termometrat e rrugëve treguan 42C megjithëse matjet zyrtare ishin disa gradë më të ulëta.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njeriu ka sjellë ndryshime të egra te motit, stuhi gjithnjë e më të paparashikueshme dhe valë të nxehti. /rtk/

Share This