
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses të “Wanderlust” in Albania 2
Fotografia me flamurin shqiptar dhe me xhubletë e fotografes Soela Zani, u shpall një nga fitueset në Kategorinë ‘Folklor’ të konkursit ndërkombëtar “Wanderlust in Albania 2”.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale fotografinë me titull “Vajza më Flamur”, duke theksuar se në këtë konkurs ndërkombëtar shqiptarë e të huaj promovojnë vlerat tona përmes konkurrimit.
““Vajza me flamur”, titullohet fotografia e realizuar nga Soela Zani, një nga fitueset në Kategorinë Folklor të konkursit ndërkombëtar “Wanderlust in Albania 2”, ku shqiptarë e të huaj promovojnë vlerat tona përmes konkurimit”, shkruan Rama.
“Wanderlust in Albania 2” ka për qëllim promovimin e bukurive natyrore dhe kulturore të Shqipërisë përmes fotografisë dhe videove të shkurtra, që janë një formë gjithnjë e më e preferuar për të treguar historitë vizuale në platforma të ndryshme sociale.
Konkursi tërheq pjesëmarrës nga e gjithë bota, duke u dhënë mundësinë krijuesve të shprehin kreativitetin e tyre dhe të dokumentojnë Shqipërinë nga këndvështrime të ndryshme, nga pamjet e mahnitshme të peizazheve natyrore deri te momentet e përditshme të jetës dhe kulturës shqiptare. /rtsh/