Ushtria amerikane sulmon objektet nëntokësore të armëve në Jemen
Komanda Qendrore e ShBA-së (CENTCOM) ka konfirmuar se ka goditur objekte të shumta në zonat e kontrolluara nga Huthi të Jemenit, disa orë pasi televizioni Al Masirah i lidhur me Huthit raportoi sulme në kryeqytetin Sanaa dhe qytetin Saada.
“Këto veprime u ndërmorën për ta degraduar aftësinë e Huthive për t’i vazhduar sulmet e tyre të pamatura dhe të paligjshme ndaj anijeve tregtare ndërkombëtare dhe ndaj koalicionit amerikan, dhe personelit tregtar dhe anijeve në Detin e Kuq, ngushticën Bab al-Mandeb dhe Gjirin e Adenit”, tha CENTCOM në një deklaratë të shpërndarë në X.
Në deklaratë bëhej me dije se ShBA-ja sulmoi “objektet e ngurtësuara nëntokësore që strehonin raketa” dhe armë të tjera.