Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrullojnë në veri të Kosovës
Ushtarët amerikanë pranë Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it zhvilluan patrulla të sigurisë në veri.
Ky veprim vije në kuadër të operacioneve të vazhdueshme për të garantuar sigurinë dhe sigurinë e infrastrukturës kritike në të gjithë Kosovën.
Po ashtu, këto përpjekje janë pjesë e misionit ditor të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes.
“KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in”, thuhet në njoftim.
Gjithsej 4.443 trupa nga 28 vende të botës shërbejnë aktualisht në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), KFOR.
Më shumë se gjysma e forcave janë nga Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hungaria dhe Turqia. NATO-ja e ka shtuar praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.