Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrullojnë kufirin në veri të Kosovës

Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrullojnë kufirin në veri të Kosovës

Ushtarët amerikanë, të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, zhvilluan një patrullim rutinë në veri të Kosovës.

Në një postim në ‘Facebook’ KFOR bën të ditur se kjo është bërë  për të garantuar lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e përgjithshme.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, njofton KFOR-i.

Share This