Uruguaji thërret Suarezin për të sfiduar mikun e tij, Messin
Luis Suarez u thirr për herë të parë nga trajneri i ri i Uruguajit, Marcelo Bielsa, përpara ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Argjentinës, i cili do të luajë me mikun e tij të vjetër dhe bashkëlojtar te Barcelona, Leo Messi.
Golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares së Uruguajit (68 gola), që luan në Brazil me Gremion, nuk ishte përfshirë asnjëherë në listat e përgatitura nga trajneri argjentinas, në krye që nga maji i kaluar.
Asnjë ftesë, megjithatë, për Edinson Cavanin, i cili është i dëmtuar.
Kampionia e botës, Argjentina po dominon grupin, me katër fitore në po aq ndeshje dhe është pesë pikë përpara treshes së përbërë nga Venezuela, Brazili dhe Uruguaji, që kanë fituar dy nga katër ndeshje, duke pësuar gjithashtu një humbje.
Uruguaji, veçanërisht, mundi të Selecaon në një ndeshje gjatë së cilës Neymar dëmtoi gjurin e majtë dhe të premten e ardhshme do të përpiqet ta përsërisë atë kundër Albiceleste.