Urrejtja rumune daton herët

Urrejtja rumune daton herët

RTSH

UEFA në njoftimin e saj i cilësoi kore diskriminuese, por në “National Arena” të Bukureshtit u ndodhi më shumë se kaq, u konsumua një “dramë” që aktet fillestare i datojnë të provuara me filmime 4 vite më parë në stadiumin e Beogradit kur këta tifozë rumunë, në stadiumin e Partizanit ngritën kore kundër Kosovës dhe u mbështetën gjatë gjithë ndeshjes Serbi–Rumani.

Ngjarje që si në shumicën e rasteve të ngjashme janë kaluar në heshtje.

Të gjithë fërkuan sytë kur rumunët e bënë këtë edhe në mesin e musjit qershor në zemër të Kosovës, në Prishtinë. Kjo ndodhi teksa mijëra shqiptarë në stadium u sollën në mënyrën më të qytetëruar të mundshme duke ua lënë fatin e tyre në dorë të policisë.  Ndërkohë, në minutën e 17 të ndeshjes së datës 12 shtator, situata doli jashtë kontrollit.

E kishin paralajmëruar gazetarët në prag të sfidës me pyetjet provokuese kundër kapitenit Mërgim Vojvoda por huliganët rumunë, vëllezër në ide dhe ideale me serbët e Partizanit dhe Crvena-s, ndërprenë ndeshjen e madje nuk preferuan të dëgjonin as lutjen e kapitenit të tyre.

Në Bukuresht situata mund të ishte përshkallëzuar nëse ndeshja nuk do të ishte ndërprerë ndërsa delegatët dhe arbitri rikthyen pas rreth 50 minutave ën fushën e lojës dy skuadrat e në një situatë të tillë, Kosova sigurisht që nuk mund të luante e pastruar nga pesha e presionit të ngjarjes së rëndë.

Për rumunët Kosova është serbi por Mërgim Vojvoda ka një mesazh të qartë për të gjithë ata që mendojnë kështu…

Share This