
“Uroj më të mirën për ty” – Loredana sqarohet me Jozin: Mua më vjen të të përqafoj…
“Po ta kishe ndjerë dhe të të kishte ardhur ashtu do të kishe ardhur atje.”
Ditën e sotme Jozi dhe Loredana kanë qenë duke diskutuar në lidhje me situatat që janë krijuar pasi ata u rifutën sërish në lojë.
Konkretisht Jozi dhe Loreadana po sqaronin edhe njëherë raportin mes tyre dhe deklaratat që Jozi ka bërë jashtë kur është shprehur se mendon se BBV e fiton Danja apo edhe në lidhje me Valbonën.
Pjesë nga biseda:
Lorendana: Nuk jam këtu kot. I përballoj të gjitha zemra.
Jozi: Në rregull. Uroj më të mirën për ty.
Loredana: I përballoj të gjitha, jo dy metra të jesh ti.
Ata kanë vazhduar duke ironizuar njëri-tjetrin.
Jozi: Të ka ngel mendja tek brumi. Brumi kur futet në furrë piqet.
Loredana: Edhe brumi ka më shumë konsistencë se ty.
Jozi: Ti e ke brumin e dobët zemra ime.
Loredana: Jo nuk e kam fare.
Jozi: Je brumë i dobët, e tillë u tregove. Edhe pse mua më dhemb zemra kur e them këtë gjë.
Loredana: Mua më dhemb zemra, kur ti flet që mua më vjen të të përqafoj e të afrohem.
Jozi: A thua?
Loredana: Po.
Jozi: Po unë si ndihem? Po ta kishe ndjerë dhe të të kishte ardhur ashtu do të kishe ardhur atje.
Loredana: Ku të vija?
Jozi: Atje kur më pe. (momenti kur Jozi rihyri dhe ndodhej tek Lori Caffe në oborr)
Loredana: Që më rrije ashtu tër dëngla? Ore dënglat mbaji në shtëpinë tënde. Me mua dëngla nuk ka.
Jozi: Mos më përmend shtëpinë mua?
Loredana: Fillove edhe ti si Bona? Bona 2. Rri urtë.
Jozi: Çfarë thua?
Loredana: Unë nuk duroj dënglat e mia jo më të tuat. Nuk duroj dënglat e njeriu. Me mua dëngla jo.