United zhgënjen kundër Twente, ja të gjitha rezultatet e Europa League

United zhgënjen kundër Twente, ja të gjitha rezultatet e Europa League

Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen e parë të këtij edicioni të Europa League.

Skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag nuk ka mundur të triumfojë ndaj skuadrës holandeze Twente, ku ndeshja e zhvilluar në “Old Trafford” e është transmetuar nga RTK është mbyllur me rezultat 1-1.

Eriksen ka kaluar anglezët në epërsi në minutën e tridhjetë e pestë, por Twente ka barazuar në minutën e gjashtëdhjetë e tetë përmes Lammers, duke ndaluar përpjekjet e “Djajve të Kuq” për një fitore në shtëpi.

Nga ana tjetër, Lazio ka shënuar një fitore bindëse ndaj Dynamo Kyiv, duke triumfuar me rezultat 0-3. Dia ka shënuar dy herë, ndërsa Dele-Bashiru njëherë për skuadrën italiane.

Një tjetër rezultat befasues ka ardhur nga përballja midis Porto dhe Bodo/Glimt, ku skuadra norvegjeze ka triumfuar me rezultat 3-2. Hauge ka realizuar dy herë dhe Hogh njëherë për norvegjezët, ndërsa Omorodion dhe Gul kanë shënuar për Porto, por pa mundur ta shmangin humbjen.

Të enjten pritet të zhvillohen edhe nëntë ndeshje të tjera të Europa League, ku përballja ndërmjet Ajax dhe Besiktas do të transmetohet nga RTK.

Share This