
United thyen Bilbao-n, hap gjigant drejt finales, fiton edhe Tottenham
Manchester United ka bërë hapin gjigant drejt finales së madhe të Europa League.
‘Djajtë e Kuq’ mundën në udhëtim Athletic Bilbao-n, me rezultat 3-0, të enjten mbrëma në gjysmëfinalen e kësaj garë evropiane.
Baskët nisen këtë sfidë duke e kontrolluar ndeshjen më mirë dhe duke e kërkuar rrugën e golit, megjithatë, ishte skuadra angleze që përmes Casemiro-s (30’), kalojë në epërsi prej 1-0.
Vetëm shtatë minuta më vonë ishte Bruno Fernandes, i cili nga pika e bardhë dyfishojë epërsinë e Man Unitedit në 2-0. Nga ky moment Bilbao mbeti më një lojtar më pak në terren pasi Vivian u largu nga loja me karton të kuq.
‘Djajtë e Kuq’ nuk u ndalen dhe më anë në Fernandes shënuan edhe golin e tretë (45’), të dytin personal për portugezin.
Pjesëloja e dytë nuk prodhoi asnjë gol, edhe pse të skuadrat krijuan disa raste, por që pa sukses, kështu që kjo sfidë u mbyll me fitoren e Man United prej 3-0, rezultat ky mjaft i mirë për ndeshjen kthyese që luhet pas një javë në ‘Old Trafford’.
Fitore të madh ka arritur edhe edhe Tottenham që mundi Bodoe/Glimt, me rezultat 3-1.
Johnson (1’), Maddison (34’) dhe Solanke (61’), shënuan nga një gol për fitoren e ‘Spurs’ të cilët bëjnë hapin e madh drejt finales së Europa League, derisa golin e vetëm për skuadrën mysafire e realizoi Saltnes (83’).
Pas një javë luhen ndeshjet kthyese.