United mposht Chelsean në derbin anglez, Aston Villa shokon City-n

United mposht Chelsean në derbin anglez, Aston Villa shokon City-n

Manchester United e ka mposhtur Chelsean, me rezultat 2-1, të mërkurën në “Old Trafford” në derbin e kësaj mesjavë në Premier League.

Dueli mes “Djajve të Kuq” dhe ‘Bluve’ të Londrës, ka prodhuar një sfidë interesante.

Ishin nikoqirët që përmes McTominay (19’), kaluan në epërsi prej 1-0, derisa Palmer (45’), barazoi shifrat në 1-1, duke e rikthyer Chelsean në lojë.

Edhe fraksioni i dytë, ka dhuruar lojë mjaft të mirë, derisa ishte sërish McTominay (69’), që realizoi golin e tij të dytë personal dhe të fitores për skuadrën e Erik Ten Hag.

Pas kësaj fitore, Man United ka 27 pikë në vendin e gjashtë, kurse, ndodhet në pozitën e 10-të me 19 sosh.

Ndalet Man City

Ndërkohë, Manchester City është ndalur nga Aston Villa.

Skuadra e Emery triumfojë ndaj kampionit në fuq të Anglisë, me rezultat 1-0, në një ndeshje dramatike.

Aksionet dhe rastet e mira nuk munguan nga të dy skuadrat, edhe pse u shënua vetëm një gol.

Bailey (74’), shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Aston Villan, e cila tani futët në zonën e Ligës së Kampionëve, pasi që 32 pikë në vendin e tretë, kurse, City bie në vendin e katërt me dy pikë më pak.

Sulmuesi shqiptar Armando Broja u inkuadrua në lojë në pjesëlojën e dytë, madje, ishte afër golit, por goditja e tij më kokë qëlloi shtyllën.

Share This