United-Lyon shkon në vazhdime, Tottenham dhe Athletic në gjysmëfinale

United-Lyon shkon në vazhdime, Tottenham dhe Athletic në gjysmëfinale

Superpërballja mes Manchester Unitedit dhe Lyonit, ka shkuar në vazhdime pasi që koha e rregullt u  mbyll baras 2-2, të enjten në ‘Old Trafford’.

‘Djajtë e Kuq’ dhe Lyoni u përballen në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Europa League, derisa edhe ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me rezultat identik (2-2).

Ugarte (10’) pas dhjetë minutave lojë kalojë skuadrën angleze në epërsi prej 1-0. Dalot (45’), dyfishojë epërsinë e Man Unitedit në 2-0.

Mirëpo, në pjesëlojën e dytë, skuadra franceze u rikthye në lojë. Tolisso (71’) ngushtojë rezultatin në 2-1, derisa Tagliafico (78’), barazoi shifrat në 2-2, rezultat më të cilin edhe u mbyll koha e rregullt dhe skuadra fitues do të vendoset në lojën shtesë ose nga penalltitë.

Edhe dueli mes Lazios dhe Bodoe/Glimt ka shkuar në vazhdime pasi që koha e rregullt u mbyll me epërsinë e Lazios prej 2-0, rezultat më të cilin kishte Bodoe/Glimt në sfidën e parë.

Ndërkaq, Tottenham dhe Athletic Bilbao sigurojnë kualifikimin në gjysmëfinalen e Europa League pasi eliminuan Eintracht Frankfurt përkatësisht Rangers.

‘Spurs’ triumfuan në udhëtim ndaj Frankfurtit me rezultat 1-0, duke prekur fazën tjetër të garave, derisa Bilbao mundi Rangers, me rezultat 2-0.

Share This