Unike dhe e jashtëzakonshme, a e din se kapiten të katër kombëtareve të futbollit në botë janë shqiptarë?!
Se futbolli shqiptar eshte ne ngritje te fuqishme vertikalisht, kjo padyshim se nuk kerkon shume analize.
Mjafton ketu te permendim nje fakt qe sidomos shtetin armik te shqiptareve po e mundon aq shume, fjala eshte per emrimin e zevendespresidentit te ri te UEFA-se, z. Armando Duka, i cili njeherit edhe eshte president i Federates Shqiptare te Futbollit, nje e arritur kjo te cilen mund ta emroni si te doni, ose sukses i z. Duka, ose vleresim i UEFA-se per perpjekjet e shqiptareve gjithandej trojeve te tyre, por edhe ne diaspore, sidomos pas clirimit te Kosoves, e tutje duke vazhduar pas pranimit te kesaj te fundit ne UEFA e FIFA.
Per vleresim te punes se atyre qe ju prijne proceseve te zhvillimit te futbollit ane e kend trojeve shqiptare, vlene padyshim te permendet edhe fakti se vetem se fundit, Kosoven dhe Federaten e saje te Futbollit e ka vizituar si presidenti i UEFA-se, z. Ceferini, ashtu edhe shefi i FIFA-se, z. Innfantino.
Para ketyre vizitave ne Kosove, i ka paraprire nje mori mikpritjesh si ne Nyon, ashtu edhe ne Cyrih te presidentit te FFK-se, z. Agim Ademi, i cili pati deklaruar se deri me sot, asnje projekt i kerkuar nga Kosova te UEFA dhe FIFA nuk eshte refuzuar.
E njejta vlene edhe per z. Sejdini, te parin e Federates se Futbollit te Maqedonise se Veriut, i cili denjesisht dhe me kredibilitet po perfaqeson dhe po e zhvillon futbollin edhe ne federaten e tije.
Si rezultat i punes se ketyre prijesve te ketyre proceseve, ne sot nuk i kemi vetem tre president federatash te futbollit shqiptare, ate pra te Shqiperise, Kosoves dhe Maqedonise, por i kemi gjithashtu jo tre, por kater kapiten kombetaresh, duke ia shtuar ketu edhe futbollistin legjende tashme te kombetares zvicerane, Granit Xhaken.
Pra, sot si deshmi se ky eshte shekull i shqiptareve edhe ne futboll, e kemi faktin se aktualisht kater (4) shqiptare jane kapiten neper kombetaret rrespektive.
Eshte Berat Xhimshiti nga Lugina e Presheves, gardiani i mbrojtjes shqiptare i cili e barte shiritin e kapitenit te Shqiperia, duke vazhduar me Amir Rrahmanin, shtyllen Napolit i cili barte shiritin e kapitenit te Kosova, pastaj e kemi Granit Xhaken, dirigjentin e helvetikeve, te cilit me plot merite i eshte besuar titulli kapiten i pare i skuadres, e duke mberritur deri tek Enis Bardhi i Ilirises, fantastiku i Maqedonise se Veriut i cili udheheq kombetaren e tije ne cdo ndeshje
Pra, duke pasur parasyshe keto fakte, krejt cka i mbetet shqiptareve gjithandej eshte puna dhe vullneti, te rinjeve angazhimi qe e ardhmja t’u siguroje nje vend ne “qiellin” e futbollit, ndersa qeverive relevante, i takon qe me perkushtim dhe seriozitet te ndjekin popullin, rinin dhe vullnetin e madhe te tyre qe pas shume vitesh vuajtje nga fashizmi e komunizmi, te tregojne se jane te barabarte, pse jo edhe me te mire ne ate per cka e derdhin djersen