UNESCO: Më shumë se 1.4 milionë vajza afgane nuk lejohen të ndjekin shkollën e mesme
Të paktën 1.4 milion vajza afgane nuk janë lejuar të ndjekin arsimin e mesëm qëkur talebanët rimorën pushtetin në vitin 2021.
Kjo shifër është 300 mijë më shumë se në prill të një viti më parë E ardhmja e një brezi të tërë është tashmë në rrezik. Kështu u shpreh agjencia e OKB-së për Edukim, Shkencë dhe Kulturë.
Edhe aksesi në arsimin fillor ka rënë ndjeshëm. –UNESKO është i alarmuar nga pasojat e dëmshme e këtij niveli kaq të lartë të mos ndjekës së shkollës që mund të çojë në rritjen e numrit të fëmijëve që janë të detyruar të punojnë dhe të martohen në moshë të vogël.
Në tre vite në pushtet, autoritetet de fakto të Afganistanit kanë fshirë pothuajse dy dekada të progresit të qëndrueshëm shënuar në arsimin afgan, u shpreh UNESKO, sipas së cilës rreth 2.5 milionë vajza që përfaqësojnë 802 përqind të vajzave në moshë shkolle iu është privuar e drejta për arsim.
Administrata talibane, e cila nuk njihet nga ndonjë vend tjetër, ka vendosur kufizime ndaj grave që OKB I ka përshkruar si “aparteid gjinor”.
Afganistani është i vetmi vend në botë që nuk i lejon vajzat dhe gratë të ndjekin shkollat e mesme dhe universitetet. Regjistrimi në këto të fundit është gjithashtu shqetësues pasi numri i studentëve të shkollave të larta ka rënë me 53 përqind që nga viti 2021. /rtsh/