“Unë trajner i Atleticos? Nëse Simeone largohet pas 25 vitesh… “
Arda Turan i kaloi vitet më të bukura të karrierës tek Atletico Madrid, ekip ku ishte një futbollist fantastik.
Tashmë ka nisur profesionin e trajnerit dhe drejton për momentin Eyupspor në Turqi.
37-vjeçari nuk e kursen batutën në lidhje me mundësinë e drejtimit të Atleticos në të ardhmen.
“Nëse Diego Simeone vendos të tërhiqet pas 25 vitesh mund të nis ta marr në konsideratë një gjë të tillë“, theksoi Arda Turan.
Duke iu referuar faktit që argjentinasi është një legjendë e Atleticos dhe qëndron në pankinën e skuadrës prej dhjetorit 2011.
Katër sezone (2011-15) mbajti veshur fanellën Colchoneros Arda Turan. Duke fituar titullin, Kupën e Mbretit, Europa League dhe Superkupën e Europës.