“Unë luaj shah pothuajse çdo ditë”: Salahu tregon si e kalon kohën e lirë
Sulmuesi i ekipit të Liverpoolit, Mohamed Salah, thotë se kohën e lirë jashtë fushës së futbollit, e kalon duke luajtur shah, duke praktikuar joga, dhe duke medituar.
“Unë luaj shah pothuajse çdo ditë. Gjithashtu bëj joga për një pjesë të mirë të kohës, bëj meditim pothuajse çdo ditë”, tha ai.
“Përpiqem të evoluoj gjërat e vogla, jo vetëm nga futbolli, por edhe duke menduar për mua, si person. Është kështu… kur e mendoj, bëj gjithçka që të jem versioni im më i mirë në futboll. Por si një qenie njerëzore, edhe unë duhet të evoluoj”, shtoi Salah, raporton Goal.com, transmeton KK.