
Ukraina shkatërron më shumë se 40 avionë luftarakë dhe zbulues rusë
Agjencia ukrainase e inteligjencës SBU tha sot se ka sulmuar katër aeroporte ushtarake ruse në një operacion të koordinuar që shkatërroi më shumë se 40 avionë luftarakë dhe zbulues.
”Një aeroport në Irkutsk siberian u shënjestrua gjithashtu”, konfirmuan mediat ruse.
Megjithatë, mediat ruse nuk dhanë asnjë detaj rreth avionëve të shkatërruar.
Agjencia ukrainase tha se “Operacioni Merimangë” çoi në shkatërrimin e avionëve luftarakë ”Tupolev Tu-95” dhe ”Tu-22”, si dhe avionëve të paralajmërimit të hershëm ”Beriev A-50”.
Agjencia e lajmeve, Ukrinform citoi burime të SBU-së të thoshin se forcat e saj kishin fshehur dronët luftarakë nën çatitë e shtëpive të lëvizshme prej druri që transportoheshin me kamionë.
”Operacioni, i mbikëqyrur nga vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ishte gati një vit e gjysmë në përgatitje”, sipas Ukrinform.
Nuk ishte e mundur të verifikoheshin në mënyrë të pavarur pretendimet.
Agjentët e përfshirë në operacion janë kthyer në Ukrainë, sipas SBU-së.
Agjencia Ukrinform publikoi foto të dronëve të përgatitur për misionin special. /atsh/