Ujkani tregon çfarë duhet të bëj Kosova për të kapur ëndrrën evropiane
Ish-portieri i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka folur për ecurinë e ndeshjeve të Dardanëve në këtë cikël kualifikues për EURO 2024.
Kosova sonte po përballet më Izraelin, në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024.
Ujkani, i cili pak ditë më parë u pensionua nga loja aktive e futbollit, ka marrë pozitën e zëvendësdrejtorit të Kombëtares sonë.
Ai e ka pranuar së gjatë këtij rrugëtimi, Kombëtarja jonë ka bërë disa gabime që nuk është dashur të ndodhin. Sipas tij, Kosova duhet të jetë më e fortë dhe të këtë karakter më të fortë në gara të tilla.
“Eliminimi në këtë formë nga grupi është një gabim që nuk bën të ndodhë më kurrë. Normale që të gjitha kombëtaret ose klubet i kanë momentet e vështira. Duhemi ta kuptojmë që janë disa lojë që nuk mund t’i humbësh. Duhet të tregojmë më shumë karakter. Duhet të jemi më të fortë dhe më të organizuar”, ka thënë Ujkani.
Ujkani: S’kemi nevojë për lojtarë që nuk e kanë 100 përqind në zemër Kosovë
Ish-“gardiani” kosovar i cili ka bërë karrierë në disa klube të njohur evropiane, por që ka qenë edhe pjesë e Kombëtare së Shqipërisë, ka folur edhe për lojtarët të cilët po refuzojnë fanellën e Kosovës për kombëtaret tjera.
Sipas tij, kur një lojtar merr ftesë nga Kosova nuk pse të mendohesh dy herë. Ujkani thotë Kosovës nuk i duhen lojtarë që nuk e kanë 100 përqind në zemër Kosovën.
“Me vjen shumë keq sesi disa lojtarë e shfrytëzojnë shtetin tonë. Ne duhet me qenë krenar me këtë vend. Kur të fton Kosova nuk duhesh me mendu dy herë. A je rritur jashtë apo brenda s’ka farë rëndësi. Mirëpo, kjo ka të bëjë edhe nga kultura familjare që duhet ta edukojnë fëmijët që ne jemi prej këtij vendi. Kush donë me lujt me kalkulime më mirë të rrinë larg. Nuk kemi nevojë për lojtarë që nuk e kanë zemrën 100 përqind te Kosova. O je 100 përqind ose më mirë mos hajde”, ka theksuar Ujkani.