UEFA vendos, Struga ndeshjen e play-off-it e luan në Ohër
Takimi mes Strugës dhe Breidablik, e vlefshme për fazën play-off të Conference League ishte programuar të luhej në Elbasan Arena, por në orët e fundit çdo gjë ka ndryshuar.
Me anë të një postimi, klubi strugan ka reaguar zyrtarisht, duke bërë të ditur se takimi i parë do të luhet në stadiumin e Ohrit.
Kujtojmë që ekipi i Strugës luajti edhe takimin e parë kualifikues të këtij edicioni në kuadër të Champions League kundër Zhalgiris.
Pavarësisht se kishte edhe shumë opsione të tjera, si stadiumi i Strumicës, apo edhe ai i “Elbasan Arena”.
Takimi në fjalë do të jetë me datë 24 gusht duke filluar nga ora 17:00.