Katër lojtarë të Realit të Madridit, përfshirë Kylian Mbappé dhe Vinícius Júnior, janë nën hetim për ‘sjellje të pahijshme’ gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve Atletico Madrid-Real Madrid.
UEFA e bëri të ditur këtë të enjten, duke shpjeguar se kishte caktuar një inspektor disiplinor për të shqyrtuar akuzat e paspecifikuara gjatë ndeshjes së luajtur në 12 mars. Rasti përfshin edhe Antonio Rudiger dhe Dani Ceballos.
Nën lupën e UEFA-s do të ishte një gjest i Rudigerit, fajtor se i kishte vënë duart në qafë dhe ai i Mbappes, i cili do të kishte prekur organet gjenitale. Vinicius do të akuzohej se ishte përplasur me tifozerinë vendase para dhe pas ndeshjes në “Metropolitano”.
Tani do të jetë në dorën e inspektorit të mbledhë prova për incidentin: akuza është se ka shkelur Rregulloren Disiplinore të UEFA-s. Objektivi i “Los Blancos” tani është të paraqesë argumente bindëse për të shmangur sanksionet. Ancelotti rrezikon të sfidojë Arsenalin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve pa Mbappé, Vinicius dhe Rudiger, tre elementë kryesorë të formacionit fillestar.