UEFA ndalon Bayern-in të veshë fanellën e parë

UEFA ndalon Bayern-in të veshë fanellën e parë

UEFA e ka ndaluar Bayern-in që të mbajë fanellën e parë, atë kuqezi, në ndeshjet evropiane.

Arsyeja? Sipas organit më të lartë evropian të futbollit, shkronjat dhe numrat e zinj janë të vështira për t’u lexuar në sfondin e kuq.

Prandaj bavarezët, siç ka ndodhur tashmë në këtë pjesë të parë të sezonit, janë të detyruar të dalin në fushë me fanellën e dytë apo të tretë. Kjo do të mbetej e vlefshme edhe nëse skuadra e Kompany do të arrinte në finalen e Champions League aktuale.

Prandaj nuk është rastësi që Bayern në ndeshjet e ndryshme mori pjesë pothuajse ekskluzivisht me fanelën e tretë, atë të bardhë. Kjo uniformë duhet të shfaqet sërish të mërkurën për ndeshjen kundër Celtic të vlefshme për play-off.

Share This