UEFA e dënon Serbinë për thirrjet nacionaliste ndaj Kosovës

UEFA e dënon Serbinë për thirrjet nacionaliste ndaj Kosovës

Serbia është dënuar me 52,500 euro nga UEFA për shkak të sjelljeve të tifozëve, që nuk respektuan himnin e Zvicrës, përhapen thirrje Anti-Kosovë dhe përçuan mesazhe me sjellje raciste apo diskriminuese.

Në muajin tetor Zvicra ishte mundur nga Serbia në kuadër të Ligës së Kombeve, por ndeshja në Leskovac mori vëmendje për shkak të sjelljeve jo të mira të tifozëve vendas, që tashmë janë të përsëritura ndër vite.

Në përballjen e 12 tetorit prezent ishte edhe Aleksandar Vucic, aty ku u shfaqën parulla kundër Kosovës, u ofendua himni i Zvicrës dhe pati gjatë gjithë kohës thirrje raciste.

Duelet mes Serbisë dhe Zvicrës prej vitesh janë karakterizuar me probleme, kjo më shumë për shkak të prezencës së lojtarëve me prejardhe nga Kosova, si rasti i fundit, Granit Xhaka.

Në total, Federata e Serbisë u dënua me 52 mijë euro, teksa do të jenë në mbikqyrje që nëse raste të njëjta përsëriten gjatë dy viteve të ardhshme, atyre do t’u mbyllet një pjesë e stadiumit.

Share This